Topi viziton Gjirokastrën
Bamir Topi
Presidenti i vendit Bamir Topi do të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë dy ditore në qytetin e Gjirokastrës. Gjatë vizitës së tij në qytetin e gurtë ai do të takohet me kryetarin e bashkisë Flamur Bine.

Gjithashtu presidenti do të vizitojë edhe Komunën e Dropullit të Sipërm ku do të takohet me Kryetarin e Komunës, Kristo Duci.

Kreu i shtetit do të vizitojë edhe "Pazarin Karakteristik", dyqanet e artizanatit si dhe ekspozitën e piktorëve dhe artistëve gjirokastritë në Galerinë "Gjin Zenebishi".

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Gjirokastër, Topi do të zhvillojë një vizitë edhe komunën e Xarës dhe të Konispolit./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori