TOPI: Vëmendja e qeverisë ndaj buqësisë është deficitare.
Fryma e Re Demokratike në kuadër të paraqitjes dhe debatit mbi programin e saj politik, diskutoi sot me grupet e interesit dhe ekspertë programin e vet mbi bujqësinë në qytetin e Lushnjës. Në prani të pjesëmarrësve drejtuesi i departamentit të bujqësisë në FRD Aleksandër Flloko paraqiti programin e partisë në lidhje me këtë fushë.

Në fjalën e tij, kryetari i Frymës së Re Demokratike theksoi se edhe pas 22 viteve tranzicion, qeveria ka dështuar me politikat e saj defiçitare ndaj bujqësisë dhe gjithçka që politka thotë për bujqësinë është falsitet.

Topi ngriti si shqetësim problemin aktual në vend, atë të përmbytjeve si në veri dhe në jug, ku qeveria dhe institucionet jo vetëm nuk veprojnë, por lejojnë detin që të penetrojë në tokë dhe se qeveritarët kujtohen për mbrojtjen e tokës vetëm atëhere ku deti u shkon pranë vilave të tyre. Kjo, - theksoi z. Topi - është pasojë e erozionit, keqmenaxhimit të pyjeve apo mosfunksionimit të kanaleve kulluese, ndaj bujqësia duhet ridimensionuar nëpërmjet një reforme tërësore institucionale.

Topi në fjalën e tij ngriti si problematikë çështjen e qumështit, e cila pak kohë më parë krijoi një kaos në vend dhe kjo me qëllim dëmtimin e industrisë, imazhit dhe interesave të qindra fermerëve në vend.Një tjetër prioritet më programin e FRD-s për bujqësinë - tha Topi - do të jetë edhe rikthimi i dinjitetit institucioneve kërkimore shekncore të cilat sot nga qeveria janë kthyer në institucione militantësh.


Specialistët pjesëmarrës në tryezë ngritën çështje dhe probleme atktuale që ka sot bujqësia në vend. Sami Gjergji, kryetar i asamblesë kombëtare dhe njëkohësisht biznesmen në këtë fushë vuri theksin te prioritet që ka në programin e saj FRD mbi stimulimi i prodhimit të lëndës së parë bujqësore në vend. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori