Topi: Tragjedia e Gerdecit ka fajtor, pergjegjes me emer e mbiemer
Albeu.com
“Nuk besoj se asnje nuk kishte dijeni per ate punishte” tha presidenti. Presidenti kerkoi shpjegime nga SHIK dhe SHIU per mungesen e informatave per fabriken ne Gerdec dhe gjithcka ndodhte aty.Te dalin pergjegjesit politike dhe morale te tragjedise se Gerdecit. Ka qene kjo kerkesa e presidentit Bamir Topi ne mbledhjen e sotme te Keshillit te Sigurimit Kombetar ku ka theksuar se “tragjedia ka fajtor, pergjegjes me emer dhe mbiemer”.

Kreu I shtetit ka kerkuar hetim deri ne fund te ngjarjes, ndersa i ka bere thirrje prokurorise te hetoje ne menyre te pavarur. Topi ka vijuar me tej duke thene se ngjarje si ajo e Gerdecit, te cilen e vleresoi si “te paprecedent” nuk duhen perseritur me.

“Nuk besoj se asnje nuk kishte dijeni per ate punishte” tha presidenti ndersa shprehu habine qe asnje nuk informoi per gjendjen ne Gerdec. Presidenti kerkoi shpjegime nga Sherbimi Informativ Kombetar dhe Sherbimi Informativ I Ushtrise per mungesen e informatave per fabriken ne Gerdec dhe gjithcka ndodhte aty. (news24)
Shtuar më 21/03/2008, ora 17:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori