Ish-presidenti Bamir Topi i bashkohet FRD-së
Update -Ish-presidenti Bamir Topi i është bashkuar sot radhëve të partisë “Fryma e Re Demokratike”. Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie Topi u shpreh se tashmë qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e cila është ndjekur deri më tani dhe kërkojnë një ndryshim pozitiv.


"Në përputhje me deklaratat e mia të mëparshme dua të shpreh vendimin tim politik për tu bërë pjesë aktive politike e FRD-së për të bërë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve. Për 5 vite pata fatin që të përfaqësojë gjithë qytetarët. Unë rikthehem në politikën aktive me një përvojë shumë herë më të madhe politike, me synimet e qarta në arritjen e atyre standarteve të demokracisë. Ata me të drejtë kërkojnë një ndryshim pozitiv për veten, familjen dhe për vendin. FRD-ja ka përqëllim këtë ndyshim që s`ka të bëjë vetëm me ndryshimin e jetës së qytetarëve por me ndryshimin e sjelljes politike. Qytetarët pritën 20 vjet. Ata janë të shqetësuar për klimën e rëndë dhe zhgënjyese të tranzicionit të ndjeshëm. Me të drejtë kërkojnë një ndryshim pozitiv për veten, familjen dhe për vendin. FRD-ja ka për qëllim këtë ndyshim që s`ka të bëjë vetëm me ndryshimin e jetës së qytetarëve por me ndryshimin e sjelljes politike, me formën sesi zhvillohet politika në Shqipëri dhe cilësinë e produktit që sjell politika” u shpreh Topi.


09:23 -Ish presidenti Bamir Topi do të jetë sot sërish në zyrat e Frymës së Re Demokratike për të zyrtarizuar tashmë edhe pozicionin e tij në këtë parti, përveçse të qënit anëtar. Sipas një njoftimi për shtyp të FRD-së, Topi do të jetë sot në këtë seli në orën 11.00.
Shtuar më 07/09/2012, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori