Topi takon Withers, Lohan e Montobbio
Albeu.com
Në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje krizës politike në vend, Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të zhvillojë sot takime me ambasadorët Lohan , Withers e Montobbio.Burimet tona, bëjnë me dije se kreu i shteti pritet të zhvillojë një takim me ambasadorin e Spanjës Manuel Montobbio, vend i cili mban presidencën e radhes së BE-së si dhe ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan, në orën 11:40. Menjëherë pas këtij takimi, në orën 12:30 Presidenti do të takojë ambasadorin amerikan John Withers.
Shtuar më 08/02/2010, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori