Topi takon kreun e komitetit të digave, Farudin Hoxha
Albeu.com
Presidenti Bamir Topi është takuar sot me kreun e komitetit të digave Farudin Hoxha në lidhje me situatën e krijuar në digat e hidrocentraleve si pasojë e prurjeve të mëdha. Në një prononcim për mediat, Topi theksoi se situata është në përmirësim dhe se ka garanci që digat janë të sigurta. Qytetarët kanë nevojë për mesazhe optimiste theksoi Topi duke shtuar se duhet të rritet bashkëpunimi dhe solidariteti. Nga ana e tij kreu i komitetit të digave Farudin Hoxha theksoi se nuk ka asnjë rrezik nga digat pasi fenomenet negative u zvogëluan.
Shtuar më 10/01/2010, ora 19:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori