Topi takon diplomatet dhe Meten
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi zhvilloi sot një sërë takimesh për gjetjen e një zgjidhjeje të situatës aktuale politike në një kohë kur deputetë e mbështetës së opozitës ndodhen në grevë urie.
Presidenti Bamir ka nisur takimet e tij me zëvendëskyreministrin, ministrin e Jashtëm dhe njëherësh kreun e LSI-së , Ilir Meta .
Takimi nisë në orën 10.30 dhe zgjati rreth 25 minuta.
Një ditë më parë, Meta pohoi se duhet të ketë dialog mes PS-së e PD-së duke deklaruar se kryeministri Berisha është i gatshëm të takojë kryesocialistin Rama.
Por Meta, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me një ndërmjetësim të tij për këtë takim.
Në 11:00 kreu i shtetit Bamir Topi zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan John Withers në rezidencën e ambasadorit. Takimi zgjati rreth 1 orë.

Në mesditë në zyrën e tij, Topi priti ambasasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe atë spanjoll Manuel Montobio për të diskutuar për krizën politike në vend.
Ky ishte takimi i vetëm zyrtar i njoftuar për ditën e sotme.
Shtuar më 07/05/2010, ora 16:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori