Topi takim lamtumire me Withers
Albeu.com
Kreut i shtetit Bamir Topi ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan John Withers. Takimi u mbajt në Presidencë, pa praninë e medias dhe zgjati 30 minuta.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri me dije se Topi e Withers zhvilluan një takim lamtumire pasi ambasadori është në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.

Sipas njoftimit, kreu i shtetit shqiptar theksoi se Ambasadori Uithers "do të mbetet i pazëvendësueshëm në kujtesën e popullit dhe institucioneve shqiptare për dashurinë, përkujdesjen dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të bërit diplomaci me një mendësi moderne, të shoqëruar edhe me kontributin e madh në përforcimin e urave të komunikimit dhe miqësisë tradicionale që lidh dy popujt dhe vendet tona."

Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Uithers e falenderoi Kreun e Shtetit shqiptar për gjithë ndihmesën dhe mbështetjen e pakursyer personale dhe institucionale, duke theksuar se po largohet nga vendi ynë me kujtimet më të mira për këtë periudhë më tepër se trevjeçare dhe me bindjen se asgjë nuk do ta ndalë popullin shqiptar që me vlerat, energjinë dhe vendosmërinë e tij të ndërtojë një Shqipëri sa më të mirë të bazuar mbi vlerat universale të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rritjes së mirëqenies së gjithanshme.
Shtuar më 27/07/2010, ora 21:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori