Topi sot takohet me ambasadorin Withers
Albeu.com
Kreu i shtetit, Bamir Topi pritet të zhvilloje një takim me ambasadorin amerikan John Withers. Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 10:00. Temë e takimit pritet të jetë situata politike në vend.
Katër ditë më parë, kreu i shtetit zhvilloi një tjetër takim me amabasorin Wthers si dhe me ambasadorin e Spanjës, Montobbio, ambasadorin e KE-së, Lohan dhe zëvendëskryeministrin Meta për situatën aktuale politike.
Ditën e djeshme, kreu i shtetit, duke iu referuar mundësisë së një zgjidhje, nënvizoi se duhet të dialogojnë të dyja palët. Ai theksoi se është i gatshëm të ulë sërish palët në treyzë, por nuk mund t'i detyrojë ata për zgjidhje.
Shtuar më 11/05/2010, ora 09:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori