Topi: Sot është ditë e madhe, sukses i përbashkët
Pëlqej
Presidenti Bamir Topi
“Sot është një ditë e madhe. Për shqiptarët ra një tjetër mur, ai i vizave që kufizonte të drejtat themelore të lëvizjes së lirë. Është gëzim që duhet ndarë si sukses i përbashkët”. Kështu u shpreh Presidenti Bamir Topi sipas të cilit kjo është një datë e treta më e rëndësishme që pas pavarësisë dhe rënies së regjimit komunist.

“Që në vitet 90 qindra dhe mijëra shqiptarë kanë patur mundësinë të shkojnë në Evropë por tani do mund ta bëjnë të gjithë. Shqiptarët do të dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe në respekt me detyrimet. Ky është një hap i rëndësishëm për vendin tonë dhe meritojmë ta shijojmë bashkarisht. Nuk duhet të harrojmë se na presin sfida të tjera që në rradhë të parë bien mbi politikën”, theksoi Topi. Si në kohën e rilindjes tha ai kur u bashkuan patriotët, sot kemi nevojë për dialog në interes të së ardhmes evropiane. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori