Topi: Situata në KQZ, prelud fatkeq
Kryetari i Frymës së Re Demokratike vazhdon të shprehë shqetësimin për situatën krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas takimit me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Conny McCormack, në një pronocim për mediat Topi e konsideroi këtë gjendje si një prelud fatkeq i kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve.

"Është e pakuptimtë që mes partive diskutohet mbledhja e Kuvedit të hënën për tre ligjet. Kuvendi në fillim duhet të mblidhet për çështjen e KQZ, pasi kishte kohë për tre ligjet", tha Topi.

Topi theksoi më tej se një problem i madh për zgjedhjet mbeten edhe dublimet në listat zgjedhore duke shtuar se janë mbi 50 mijë dublime në lista, ndërsa mbi 200 mijë persona janë pa adresë. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2013, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori