Topi shkarkon Sollakun, Kuvendi voton Ina Ramen
Albeu.com
Kuvendi votoi me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim dekretin e presidentit Topi per kryeprokuroren e re te vendit. Te pranishem ne sale ishin 121 depuete. Votimi eshte bere me kuti ku gjithesecili prej deputeteve te pranishem dha voten e tij te fshehte.Ora 16:10 Ina Rama eshte prokurorja e re e pergjitshme e Shqiperise. Kuvendi votoi me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim dekretin e presidentit Topi per kryeprokuroren e re te vendit. Te pranishem ne sale ishin 121 depuete. Votimi eshte bere me kuti ku gjithesecili prej deputeteve te pranishem dha voten e tij te fshehte.

15:20 Ka filluar ne kuved votimi per dekretin e shkarkimit te prokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku dhe emerimin e kryeprokurores se re Ina Rama.

Berisha: Votoni per institucionin e se drejtes. Une s’e kam takuar Ina Ramen. E emeroi KLD

Ora 14:45-Kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar asnje nga deklaratat e Sollakut madje duke mos e lakuar aspak emrin e ketij te fundit ai eshte perqendruar tek figura e Ina Rames, kandidates se propozuar per kryetare te akuzes. “Sot ne votojme per te vendosur institucionin e akuzes ne kuroren e institucioneve te se drejtes. Sot Presidenti i Republikes sjell per here te pare nje personalitet tek e cila ka pasur besimin e plote te te gjithe spektrit parlamentar”, tha ne hyrje te fjales se tij Berisha. Kreu i qeverise ka mohuar ta njohe personalisht zonjen Ina Rama dhe ka theksuar se ajo eshte zgjedhur nga Keshilli i Larte i Drejtesise. “Nuk e kam takuar ndonjehere kandidaten e zgjedhur per Prokurore te Pergjithshme nga Presidenti. Zonja i perket atyre gjykatesve te ketij vendi qe kane patur meriten te meritoje emerimin ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda. Nuk e ka emeruar Bamir Topi, as Sali Berisha, e ka emeruar zoti Ilir Panda dhe nje Keshill i Larte i Drejtesise”, tha Berisha.

Kuvend, Brace: Shkarkimi i Sollakut, atentat ndaj Kushtetutes

Nenkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Brace ka reaguar ashper ndaj vendimit te presidentit per shkarkimin e kryeprokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku. Duke analizuar kete vendim numri dy i socialisteve ne Kuvend e ka cilesuar vendimin e kreut te shtetit nga pikepamja administrative akt jo transparent, joserioz dhe qesharak, duke shtuar se nga pikepamja ligjore ehste nje atentat kunder Kushtetutes.
Brace akuzoi presidentin se eshte treguar i njeanshem ne marrjen e vendimit per shkarkimin e kreut te akuzes duke thene se ai eshte konsultuar per marrjen e ketij vendimi me Berishen, kreun e ekzekutivit, pushtet qe sipas Braces eshte ne konflikt me prokurorine. “Presidenti premtoi se do bashkepunonte me opoziten ashtu sikurse premtoi se do te mbronte pavaresine e pushteteve, por nuk ndodhi; presidenti mohoi veten e tij, na genjeu nga Brukseli” tha Brace.
Duke sjelle ne kujtese se vendimi per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem merret pak dite para mbledhjes se Gjykates Kushtetuese, e cila do te vendose te henen per kushtetueshmerine e komisionit hetimor “Sollaku 2”, Brace tha se vendimi I presidentit eshte nje akt i njeanshme qe cenon kushtetetuten, demokracine dhe paanesine e institucioneve.

Xhufi: Dekretimi i shkarkimit te Sollakut, surprize e pakendshme

LSI shpreh zhgenjimin e saj per vendimin e presidentit Topi per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kryetari I grupit kuvendor te kesaj partie pellumb Xhufi tha sot ne Kuvend se vendimi i presidentit ishte nje surprise e pakendshme. “Gjesti mund te percaktohet si nje gjest jo i denje, madje buracak. Surprize e pakendeshme. Neqoftese Presidenti i Republikes e ka marre vendimin ne avion jo me kembe ne toke kjo nuk eshte denje per figuren e tij”, tha Xhufi duke kujtuar se presidenti eshte nisur per ne Kroaci qe paraditen e sotme.

Xhaferri: Vendimi i presidentit i drejte

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri ka dale ne mbrojtje te vendimit te presidentit te republikes per firmosjen e dekretit te shkarkimit te kryeprokurorit Theodhori Sollaku. “Presidenti ka mese dy jave qe ka ne dispozicion raportin e komisionit hetimor per prokurorin e pergjithshem. Nga ana tjeter presidenti eshte institucion i pavarur dhe nuk ka asnje detyrim ndaj institucioneve te tjera” tha Xheferi duke iu pergjigjur deklaratave te opozites se Topi duhet te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per komisionin hetimor para se te vendoste per kryeprokurorin. Duke vleresuar kandidaturen e kreut te shtetit per postin e kreut te akuzes, Xhaferri theksoi se zonja Ina Rama nuk ka lidhje ma Partine Demokratike. Me tej deputeti democrat I beri thirrje deputeteve te opozites te shohin me me maturi ceshtjen dhe te tregohen me serioze me lidhje me te.

PS-Balla: Topi genjeu Solanen

Taulant Balla ka akuzuar Presidentin se ka genjyer Solanen per ceshtjen e Prokurorit te Pergjithshem. “C’eshte ky president qe dje ne Bruksel i tha Solanes se nuk ka kryer asnje firmosje per shkarkimin e Prokurorit te Pergjtihshem. Nderkohe sot qe ne oren 5 te mengjesit ka firmosur 4 dekrete mes tyre dhe shkarkimin e Sollakut”, diskutoi ne sallen e parlamentit ne 60 minuta debat te lire, deputeti i PS.
Edhe Blendi Klosi e Namik Dokle deklaruan qe ne nisje te seances se nuk do te votojne dekretin per shkarkimin e kryeprokurorit te firmosur sot nga Presidenti Bamir Topi. “Nuk e kemi votuar qe ne fillim procesin per shkarkimin e Sollakut. Deklarojme se jemi kunder ketij dekreti”, thane ate ne seancen paralementare qe vazhdon ende me debate te nxehta.

Deputetet socialiste: Do votojme kunder kandidatures se Ina Rames

Ora 12:30 -Kuvendi i Shqiperise ka nisur punimet, nderkohe qe priten debate te ashpra ne lidhje me ceshtjen e shkarkimit te kryeprokurorit dhe emerimin e kandidatures se Ina Rames per kete post te propozuar nga presidenti Topi. Pak para fillimit te seances deputetet socialiste deklaruan voten e tyre kunder kandidatures se presidentit. Ata e moren vendimin ne nje mbeldhje urgjente te grupit, pas vendimit te kreut te shtetit per te shkakrkuar nga posti kryeprokurorin Sollaku.
Nderkaq mesohet se votimi per kreun e ri te organit te akuzes do te behet me kuti.

Theodhori Sollaku reagon: Shkarkimi im, pazar politik si ai i zgjedhjes se Topit

Ora 11:58-Theodhori Sollaku ka reaguar menjehere pas dekretimit te shkarkimit te tij nga Presidenti Bamir Topi. “Shkarkimi im procedure false”, e ka quajtur Sollaku dekretimin e sotem. Sipas tij Sollakut, Presidenti duhet te kishte pritur vendimin e Gjykates Kushtetuese. “Vendimi per shkarkimin tim eshte rezultat i pazareve qe cuan Topin ne krye te shtetit. Nuk kisha iluzion qe do te ndodhte ndryshe duke pare dhe ardhjen e Topit ne pushtet. Presidenti nuk pati kuraje te diskutonte me mua” , u shpreh Sollaku duke shtuar se Topi e ka ratifikuar gjate nates raportin e hartuar nga mazhoranca, frut i Komisionit Hetimor te zhvilluar para pak kohesh. "Eshte per te ardhur keq qe shkeljet e renda te kushtetues qe nga nisja e Komisionit Hetimor e deri ne miratimin e raportit te tij ne parlament jane miratuar e ratifikuar naten", tha Sollaku duke shtuar se Topi s'beri gje tjeter vecse plotesoi kapricon e shefit te tij.

Theodhori Sollaku ne kete dalje te pare publike pas shkarkimit te tij nga Presidenti falenderoi ish-presidentin Meidani qe dekretoi kryeprokuror, ish-Presidentin Moisiu qe nuk dekretoi raportin per shkarkim te Komisionit te pare. Sollaku drejtoi falenderime edhe ne adrese te familjes se tij per mbeshtetjen ne profesionin e tij, median dhe prokuroret qe sic theksoi ai “edhe ne kushtet e presionit politik e ndihmuan dhe nuk rane pre e pazarlleqeve”.

Kryeprokurori, nderpritet seanca ne Parlament. PS: Na njihni me CV-ne e Ina Rames

Ora 11:25-Seanca parlamentare e radhes ne Kuvend eshte nderprere pak pas fillimit te saj. Grupi kuvendor i PS ka kerkuar nderprerjen e seances dhe shkak per kete ka qene kandidatura per Prokurorin e Pergjithshem. PS ka kerkuar nderprerjen e menjehershme te seances dhe kerkoi te njihet me CV-ne e kandidatures se Presidentit, Ina Rama.

Presidenti shkarkon Sollakun: Ina Rama, kandidatja per kryeprokurore

Ora 10:10-Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci. (d.b/e.m- news24)
Shtuar më 22/11/2007, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori