Rama publikon videon me historitë e mjekëve: Puna heroike në Spitalin e Traumës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të një grupi mjekësh dhe infermierët, duke vlerësuar punën e tyre si një punë heroike.

Sipas Ramës, mjekët e Spitalit të Traumës kanë kryer 500 operacione vetëm në muajin e fundit.

Kreu i qeverisë veçon edhe një infermiere që jeton në Bari, por që mbeti në Shqipëri.

Postimi i plotë i Ramës:

#BukuriNjerëzore

Bluzat e bardha të Spitalit Universitar të Traumës ku sot priten të gjitha urgjencat kirurgjikale, vijojnë të bëjnë një punë heroike, duke përballuar me sukses rreth 4000 vizita dhe 500 operacione vetëm në muajin e fundit👍

Heronjve të heshtur të urgjencës së këtij spitali i është bashkuar vullnetarisht edhe Valbona, infermiere në Bari të Italisë, të cilën mbyllja e kufijve e gjeti në Tiranë, por nuk nguroi të paraqitej për të dhënë kontributin e saj❤️


Shtuar 4.05.2020 16:40