Topi: SHBA, miku më i madh i shqiptarëve
Bamir Topi
Bamir Topi i cilësoi SHBA-të si mikun më të mirë të shqiptarëve dhe falënderoi Ambasadorin Arvizu për gjithçka kanë bërë në 20 vite. “Dëshiroj të shpreh një emocion të vecantë që jam sot këtu për të celebruar 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri –SHBA. Si të gjithë shqiptarët kam një admirim të vecantë për SHBA. Ju jemi shumë mirënjohës, jeni miku më i madh i shqiptarëve. Ju detyrohemi për gjithcka kemi bërë në këto vite” tha Topi në fjalën e tij gjatë pjesëmarrjes në aktivitetin e ambasadës amerikane.

Presidenti falënderoi SHBA-të edhe për rolin që luajti në Pavarësinë e Kosovës. “Ju falenderojmë që i dhatë Kosovës pavarësinë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori