Topi sfidon Ramën; Sipas kalkulimeve tona Bashkia e Tiranës do të jetë në dorë të PD’së!
Albeu.com
Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Bamir Topi, ka tërhequr sërish vëmendjen e liderit socialist Edi Rama. Sipas Topit “serioziteti i institucionit që mbulon zoti Rama është i tillë që ai duhet të pranojë që zgjedhjet të bëhen në afate kushtetuese, gjë që deri tani nuk e ka pranuar”.Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Topi krtikoi deklaratat e zotit Rama që ka bërë ditëve të fundit nëpër emisione të ndryshme televizive. "Kryeministri është në detyrë dhe është produkt i zgjedhjeve të përgjithshme politike, ndërsa zoti Rama akoma nuk e ka të qartë nëse është në pushtetin vendor apo në pushtetin qendror", shtoi kryeparlamentari demokrat. Bamir Topi e ka konsideruar Ramën si një person që po përjeton një krize identiteti dhe që i duhet të zgjidhë përfundimisht nyjen që ekziston në politikën shqiptare për të pranuar reformën zgjedhore, për të pranuar zgjedhjet në afatet kushtetuese, ndërsa për të kandiduar ose jo në Bashkinë e Tiranës, kjo është një çështje që i takon vetëm atij dhe PS-së dhe mazhoranca nuk i interfero në këtë lloj çështje. Zoti Topi duke ju bazuar studimeve të bëra nga partia e tij, deklaroi se bashkia e kryeqytetit rezulton të kalojë në dorën e të djathtëve në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një farë mënyrë ai i ka dhënë përgjigje duelit që zoti Rama i shpalli kryeministrit shqiptar për ta patur rival në postin e kryebashkiaut të Tiranës, duke thënë se "ky kandidat nuk është përcaktuar nominalisht, por shumë shpejt do të bëhet publik edhe emri i personit që do të jetë kandiat dhe sigurisht që do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës". Zoti Topi ka pranuar se në koalicionmin e djathtë ka probleme, por që këta nuk përbëjnë ndonjë problem për zgjedhjet e ardhshme pasi janë çështje që mund të zgjidhen pa pasoja. Lidhur me qëndrimet e ndryshme në Kuvend të disa aleatëve të djathtë, zoti Topi nënvizoi se "vetë protagonistët e kanë larguar mundësinë e një krize politike dhe e kanë konsideruar qëndrimin e tyre si një vendim ose një çështje teknike që ka të bëjë me një pozicion të çastit".
Ramadan Çipuri, start
Shtuar më 29/09/2006, ora 16:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori