Topi-Sejdiu: Serbia ta pranoje realitetin e ri
Albeu.com
Sot fryn një erë e re bashkëpunimit rajonal prandaj i bëj thirrje edhe shtetit serb ta pranojë realitetin e ri të Kosovës. Kështu është shprehur presidenti Bamir Topi në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.Sipas Topit së bashku me homologun e tij kosovar ai ndau gëzimin e përbashkët që sanksionoi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

'Për ta konsolidur njohjen është një erë e re e bashkëpunimit rajonal ku faktorët pas vendimit të GJND-së ndihen më të çliruar theksoi Topi duke shtuar se i bën thirrje edhe Serbisë ta vlërësojë këtë realitet të ri pasi është ajo e cila e çoi në GJND dhe duhet të jetë e para ajo që duhet ta pranojë këtë vendim.

Ai gjithashtu përgëzoi presidentin Sejdiu për një rol të jashtëzakonshëm për ndryshimin e menjëhershën të imazhit të Kosovës duke e bërë atë një vend multietnik.

"Pa diskutim është një moment madhor që shton kredibilitetin e Kosovës dhe e fut atë në një rrjedhë të re të njohjeve të reja dhe të një bashkëpunimi më intitucional në rajon" theksoi më tej Topi.

Nga ana e tij presidenti Sejdiu duke e cilësuar vendimin e GJND-së si një bekim për Kosovën theksoi se vendi i tij do të vazhdojë përpara me reformat që së shpejti të anëtarësohet në NATO, OKB dhe më pas në Bashkimin Europian.

"Ka ardhur koha e zhvillimeve të mëdha theksoi Sejdiu duke theksuar se i bën thirrje edhe Serbisë ta pranojë realitetin e ri duke bashkëpunuar me Kosovën si dy shtete të pavarura. Ai gjithashtu ka falenderuar presidentin Topi për kontributin e tij në mbështetje të Kosovës.
Shtuar më 24/07/2010, ora 12:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori