E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Topi: Sa të kem jetë nuk do të kem bashkëpunim me Sali Berishën
Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në, për sa kohë të jetë Sali Berisha në këtë parti. Duke folur në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, ai shprehet se edhe pas dorëheqjes së Berishës, partia drejtohet prej tij.




“Bashkëpunimi im ka qenë i kondicionuar me praninë e z. Berisha dhe meqënëse ai është i pranishëm, sa kohë është ai aty, Bamir Topi, nuk e pranoj të bashkëpunoj me PD-në. Sa jetë të kem nuk do të kem bashkëpunim me Sali Berishën. Në krye të PD-së natyrisht është ai”, ka deklaruar Topi.

Topi ka mohuar te ketë pasur takim me kreun e PD-së , Lulëzim Basha, por ai tha se me të mund të takohet në mënyrë qytetare. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori