Situata te Barcelona është kaotike, shikoni çfarë bëri Messi para ndeshjes me Levanten (VIDEO)

Lojtarët e Barcelonës e kanë në traditë mbledhjen në rreth pas nxehjes para një ndeshjeje.

Kur u pyet për këtë gjë gjatë konferencës para ndeshjes kundër Levantes, trajneri i ri Quique Setien tha se nuk është i vetëdijshëm këtë ritual të lojtarëve.

Kamerat e Deportes Cuatro i kapën momentet para fillimit të ndeshjes kundër Valencias në Mestalla, kur Antonio Griezmann dhe Sergi Roberto u bënë gati të grumbulloheshin në rreth.

Megjithatë, kapiteni i skuadrës, Lionel Messi, i kaloi bashkëlojtarët e tij dhe shkoi drejt e në zhveshtore me pjesën tjetër të lojtarëve. Këtë moment mund ta ndiqni në sekondën e 25-të të videos.

Mediumet spanjolle si AS dhe Marca kanë sugjeruar se këto mund të konsiderohen shenja përçarjeje në skuadër.

Sipas Deportes Cuatro, rituali i grumbullimit në rreth nuk po bëhet në fushë më, mirëpo mediumi i njëjtë sugjeroi që një gjë e tillë mund të jetë duke ndodhur në zhveshtore – që megjithatë bie në kundërshtim në deklaratën e Setien se nuk është në dijeni për ndonjë ritual të tillë.

Hera e fundit që lojtarët e Barcelonës e kishin bërë këtë grumbullim kishte qenë për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Ibizas, muajin e kaluar.


Shtuar 5.02.2020 10:48