Topi: Rama e Berisha përgjegjës për kriminelët në Kuvend
Në takimin me strukturat vendore të FRD në Gjirokastër, Bamir Topi e ka cilësuar situatën politike në vend si mjaft të rënduar dhe të paprecedentë. Sa i takon dekriminalizimit, ai është shprehur se kriminelët duhet të dalin njëherë e përgjithmonë jashtë politikës shqiptare.

Topi nuk ka kursyer të thumbojë as ish kreun e PD, Sali Berisha apo kreun aktual të qeverisë, Edi Rama.

Gjatë takimit me strukturat vendore të FRD në Gjirokastër, Topi ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i FRD, Gazmend Oketa, si dhe nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht sekretar i burimeve njerëzore në FRD, Andi Seferi. /albeu.com/


Shtuar më 04/06/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori