Topi pranon problemet në koalicionin qeverisës: PD nuk ndërhyn në vendimet e aleatë
Albeu.com
Gjatë një pronocimi për mediat, zoti Topi ka pranuar se në koalicionin qeverisës ka probleme dhe se përgjegjëse kryesore e kësaj është vetë Partia Demokratike e cila duhet te neutralizoje problemet qe mund te lindin midis partive ne momente te tilla siç ishte miratimi i ligjit mbi gjobat e biznesit.Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Bamir Topi ka pranuar problemet që ekzistojnë në gjirin e koalicionit të djathtë qeverisës. Gjatë një pronocimi për mediat, zoti Topi ka pranuar se në koalicionin qeverisës ka probleme dhe se përgjegjëse kryesore e kësaj është vetë Partia Demokratike e cila duhet te neutralizoje problemet qe mund te lindin midis partive ne momente te tilla siç ishte miratimi i ligjit mbi gjobat e biznesit. Sipas tij, PD nuk mund të ndërhyjë në asnjë mënyrë në vendimmarrjen e partive aleate, por që ndihet nevoja e diskutimit të çështjeve para se të dërgohen në Kuvend.

"Përderia ka mosmarrëveshje do të thotë që ka edhe gjëra që nuk shkojnë. Sigurisht që nuk mund të mendoj shkrirjen e programeve të partive aleate por një koalicion të gjerë ku palët të respektojnë njëra tjetrën. Prononcimi në zëra të ndryshëm nuk të jep shansin për një orkestër simfonike por tingulli që del nga kjo, është një muzike e çakorduar. Kur aletatët nuk dalin në një zë, kjo tregon që mungon përmunimi i mendimit dhe tavolina paraprake. Përgjëgjesinë kryesore e mban partia më e madhe e koalicionit.", tha zoti Topi.

Lidhur me problemet ne koalicionin qeverises ka bere nje prononcim edhe deputeti i PBDNJ, Leonard Solis. “Ne nuk jemi grupi qe bejne iso koti. Per cdo ligj qe ka kaluar ne parlament ne kemi bere verejtjet tona dhe per cdo ligj kemi votuar ne menyren qe ne na eshte dukur me e duhur, pra qofte kur kemi votuar pro ashtu edhe kunder. Lidhur me ligjin e biznesit, mund te them se ka qene nje goditje per biznesin dhe per maxhorancen, por kjo nuk ka qene goditje e tille qe mund te conte deri ne carjen e koalicionit”, u shpreh Solis. start
Shtuar më 18/04/2007, ora 16:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori