Topi: Politika ka qenë shumë agressive
Presidenti Bamir Topi ka qenë i ftuari i sotëm i emisionit "Tonight me Ilva Taren" në Oranews, ku ka bërë bilancin e mandatit të tij pesëvjeçar që përfundon me 24 korrik.

Lexoni intervistën e plotë:

Jeni tifoz i betuar i Italisë?
Jam tifoz i betuar i Shqipërisë, kam një jetë që i jam përkushtuar futbollit, dhe ne si popull kemi një atraksion ndaj Italisë. Janë katër ekipe dhe në gjysëm finale, në këtë etapë smund të bësh dot parashikime.

Italia ka ndryshuar pak taktikë, mos ka ndryshuar paralel me këtë dhe taktika juaj politike?
Unë jam i parimit dhe i praktikës totale. Futbolli total mbetet më i admirueshmi. Kanë ngjashmëri politika dhe sporti por dhe ndryshimet e tyre. Nuk bëj parashikime për Itali–Gjermani, nëse i qëndrojmë traditës ajo flet ndryshe.

Jeni shprehur se nga albitër do ktheheni në mesfushor?
Kjo ishte një batudë në lidhje me mundësitë e mia për të përballuar lojën. Unë nuk kam asnjë kuriozitet për të bërë karrierë politike, nëse do kthehem do ta bëj si misionar. Unë kam mbaruar një doktoraturë të rëndësishme, e konsideroj një karrierë të ezauruar, kam qenë Ministër, kryetar grupi, disa herë deputet. Rikthimi në politikë do të jetë si një misionar në politikë. Duhet ta ndajmë fitoren për interesa meskine nga ajo në shërbim të interesave të qytetarëve që besojnë tek ty. Vendi ka nevojë për zhvillimin e eksperiencave.

Pse nuk u arrit konsensusi për Presidentin?
E di politika, Presidenti është kushtetues nuk ka arsye të kontestohet nga kryetari i opozitës, aq më tepër kur këtë realitet e ke krijuar vetë me ndryshimet kushtetuese.

A ishte zgjedhja e Nishanit një shans i humbur për vendin?
Unë kam një njohje të vjetërme te. Me zotin Nishani, kam pasur një komunikim korrekt me të në shumë pozicione, është një figurë që i ka të gjitha shanset për ta administruar mirë atë funksion. Nëse kthehemi tek procesi, ka qenë një zgjedhje e gatuar vetë nga palët politike me ndryshimet kushtetuese. Kushtetuta bëri disa ndryshime që shkuan në favor vetëm të autarizmit të dy personave. Pati një përballje jo në kushte të barabarta, nga njëra anë ishte një njeri me eksperiencë të gjatë në politikë, nga ana tjetër një amator. Ndryshimet kushtetuese kishin nevojë për diskutime, të bëhej pjesë e një debati publik, të diskutohej nga konstitucionalistët. Fakti se u bë me aq shpejtësi tregon se kjo gjë e realizuar në 21 prill dha më pas pasojat në fusha të ndryshme.

Mos keni keni vendosur të flisni me fjalë dhe mos vallë është një sulm elektoral ndaj Ramës?
Nuk të gjen asgjë nëse e mer mesazhin drejpërdrejtë, nuk kam fyer njeri, kam përdorur argumentin, unë po bëj një analizë. Ia kam thënë drejtpërdrejtë zotit Rama.

A ishte e sinqertë mazhoranca me 2 kandidaturat e parë, një skenar i menduar prej saj?
Nuk bëj analiza që s`më takon ti bëj, kam qenë institucional dhe formal. Unë jam institucion deri më 24 korrik.

E keni uruar Nishani për zgjedhjen e tij si President?
Unë e kam uruar, ai ka falenderuar edhe publikisht i uroj detuyrë të mbarë për atë vetë dhe për interesin e qytetarëve.

Transferimi i pushtetit, si do të bëhet?
Fillimisht është ceremoniali. Kontakti është i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të bërë transferimin e pushtetit me të gjitha detyrat.


A është meritë e zotit Berisha zgjedhja Presidentëve nga mazhoranca?
Sigurisht që është një meritë. Nga një ligj mazhoritar kaloi në proporcional, lista është eksluzivitet i kryetarit. Unë kam folur me heshtjen për cështjen e dosjeve, unë i qëndroj mendimit se dosjet duhet të hapen. Meqënëse ishte një ligj që kishte moralin për t'u bërë, por kur ndryshoi u atakua në cështje kushtetuese isha në një situatë të vështirë. Kjo është arsyeja që zgjodha si opsion heshtjen.

A duhet të fishkëllejë albitri për të ndaluar palët?
Sa kohe je brenda një opsioni kushtetues ti je në detyrë, ka albitra që shohin probleme dhe lënë lojën të vazhdojë.

Ligji i flustracionit?
Unë nuk merem me institucionin merrem me një fushë më të gjerë, në rrethin e politikës ka njerëz që kanë qenë spiunë të Sigurimit të Shtetit.

Firmosët ndryshimet në qeveri, si i shihni?
Në sens realitiv askush nuk ishte në vendin e tij, në këtë mënyrë pohoj edhe reagimin e Mark Markut.

Ka grupime të tjera përvec klanit Berisha?
Është cështje që ka të bëjë me një grupim, janë ata vetë që kanë në dorë fatin e tyre politik, dikush bën oponencë, dikush nështrohet. Kudo ka recencë dhe oponencë.

20 vjet sherr politik, cfarë nuk shkon?
Në rast se shteti vendoset në funksion të pushtetit asgjë nuk funksionon , nëse ndodh e kundërta gjërat shkojnë më mirë. Duket se ka funksionuar e para, shteti nuk mund të personalizohet, është i qytetarëve.

A do kalojmë provën e statusit, a mund të kishit bërë më shumë?
Unë kam dhënë të gjitha mesazhet e mundura, në të gjitha takimet e rëndësishme që kam bërë, standartet janë të domosdoshme. Unë do vazhdoj të kërkoj dhe ndihmoj si President, politikan dhe qytetar. Ka ende shpresë, shoh një klimë pozitive.

Reforma zgjedhore?
Edhe sot e kësaj dite ka deklarata racionale. Gjitmonë kur i referohemi kësaj reforme gjithmonë mendojmë vetëm dy partitë e mëdha. Ne nuk mund të mendojmë të vendosim standarte me idenë se votat do të vidhen, por do të merren në një numër më të madh. Kur opozita nuk arrin dot të luajë rolin e saj dhe të garantojë procesin, cfarë do të mund të bëj një parti që ska asnjë komisioner prezent. Aktorët kryesorë kanë bërë disa veprime që dikush është i kënaqur e dikush i penduar, edhe cështja e KQZ ka dy autorë, fakti se kanë pranuar një komision bipartiak me numër tek është dicka që s`shkon, domethënë askush nuk mendon për qytetarin është injorim i drejpërdrejtë i votës.

Kush mund të bëjë rolin e albitrit kur pushteti bëhet pjesë e një force politike?
Edhe media në raste të tilla konformohet , nuk reziston dot, është shkelje e demokracisë. Kur analistët e pavarur futen në varësi të plotë, kur indikatori shkon në këtë pikë është një shqetësim i madh. Unë nuk them dot që të gjithë janë në këtë pozicion. Gjej rastin të them se ky stacion televiziv u ka dhënë hapësirë të gjithëve, duket se kjo është pjesë e filozofisë dhe meriton të vlerësohet në këtë pikë.

Drejtësia, a është më e mirë apo më e keqe që kur morët Presidencën?
Reformat duhet të jenë intensive, sa më shpejt të vendoset standarti në drejtësi aq më pak kontestime do të ketë. Miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative që u miratua nga dy palët ishte një hap mjaft i rëndësishëm, reformat në drejtësi do të luftonin edhe polarizimin në politikë.

Korrupsioni në gjyqësor, a ndiheni fajtor?
Presidenti është kryetar i KLSH, Presidenti ka të drejtën e një vote. Të gjithë anëtarët kanë të drejtën të japin vlerësimin për kolegët e tyre. Sulmet ndaj meje kanë qenë pjesë e skenarit politik. Ndërtimi i ligjeve të forta nga parlamenti është parësore. Unë kam bërë gjithcka që ka qenë në kompetencën time, kam folur shumë për cështjen e pronave, kam bërë gjitha apelet.

Nënkryetari i KLD, cfarë u bë?
Meqenëse raporti i forcave ishte 8 me 7 në favor të Presidentit, unë tregova një bonsens që të ketë një kohezion të plotë të KLD-së, është lënë që të bëhet nga Presidenti i ri.

Si e vlërësoni rolin e Ina Ramës?
Gjithmonë ka një vlerësim relativ, përgjithësisht ka vepruar drejt, ajo e ka përmbushur jo keq detyrën e saj. Prokuroria është organ i akuzës, është Gjykata më pas që jep vendimet.

Pse ky ndryshim radikal i Ekzekutivit ndaj Ina Ramës?
Politika ka qenë shumë agressive, ka pasur sulme të ashpra politike sa herë që ka pasur kontestime që s`kanë shkuar për shtat me interesat e tyre politike. Është koha që të gjithë duhet të flasin dhe reflektojnë në mënyrë të drejtë mbi nevojën e institucioneve të pavarura.

Debatet rreth mandatit të Ramës?
Ka një interes politik për të trajtuar këtë cështje, është Gjykata Kushtetuese që duhet të mbajë qëndrim.

Gjykata Kushtetuese në kushtet e pafunksionshmërisë, ndiheni fajtor?
Unë kam cuar emrat për të bërë rinovimin. Qëndrimi im ka qenë i duhuri, kam cuar kërkesën për interpretim dhe fakti që është interpretuar unë jam i qetë.

SHISH, si e shihni si institucion?
Një ndër institucionet më të kualifikuara, ka pasur tendenca për të ndërhyrë, por mbështetja edhe nga ndërkombëtarët ka bërë që ky të funskionojë mirë. Nuk besoj të ndryshojë dicka edhe me Presidentin e ri për sa kohë synohet mbajtja e standardeve si vend anëtar i NATO-s.

Pronat, e firmosët ligjin për ndryshimin e pronësisë?
Nëse unë kam qenë një nga zërat e hapur për cështjet e pronave kjo jolidhur me faktin se unë kam pasur një familje që ka pasur prona. Është një cështje fondamentale për demokracinë dhe ekonominë e tregut. Kapitalizmi ka devizë koncentrimin e pronës dhe kapitalin, në Shqipëri ka ndodhur copëzimi i saj që sndodhi as në komunizëm, bujqësinë e coi në një fizionomi mesjetare dhe dalim në një problem esencial, kush është i sigurtë për pronën edhe nëse ai ka interes dhe mundësi për të investuar. Ligji ishte kushtetues dhe e firmosa.

Berisha ju ka akuzuar se e bëtë për interes tuajin lidhur me pronat?
Mbi bazën e ligjit 7501 janë ndarë tokat që kanë qenë koperativa apo ferma. Shumë afër me këtë studio ka qenë koperativa e Dajtit, pas këtij ligji në vendimin e Këshillit të Ministrave në 1993 që kur mbesin territore të lira pas ndarje u jepet direkt ish-pronarëve, është një ligj i miratuar nga vetë Kryeministri. Shumë persona janë plakur me dosje në duar pa marrë pronat e tyre. Unë kam qenë në oponencë totale për ligjin e cështjes së pronave. Unë personalisht jam dëmtuar shumë nga ky ligj. Ish pronarët janë njerëzit më të dëmtuar.Presidenti ndihmon me pozicionin dhe mesazhin e tij, por nëse jam në minorancë koshienca duhet të shkojë tek njerëzit në fuqizimin e zërit publik dhe të mos meren me cështje pa rëndësi. Ka persona që kanë qenë pronarë dhe kanë mbetur të varfër dhe të tjerë që skanë pasur asgjë dhe sot janë pronarë tokash, hapësirash apo godinash. Ka njerëz që kanë vendosur me ndershmëri të plotë, por ka dhe të tjerë që nuk e kan bërë nga të gjitha fushat. Gjithsecili të bëhjë bublike dhe të deklarojë pasurinë.

“Vepro Tani”, a është e ekzagjeruar pak një inisiativë e tillë, a tregon mungesën e një institucioni të besuar në Shqipëri?
Vlerësoj rolin e SHBA-së dhe zoti Arvizu në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, e shoh shumë pozitive nismën, reagimi është një ndër 3 instiktet bazë të njeriut.

Po pse duhet ta ketë këtë autoritet Ambasadori?
Është një thënie e domosdoshme sa kohë që roli i shoqërisë civile ka ardhur duke u zbehur, është pjesë e një filozofie që aplikohet kudo.

Kur është kjo “tani”?
Vepro Tani do të thotë se tani është moment për të kërkuar atë që nuk jipet dhe që ka nevojë.

A është e vërtetë se në 21 janar ju u keni diktuar trojkës së Ambasadorëve se duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme?
Jo.

Nesër do të shkoni në Vlorë, si e shikoni sot polifoton e Qeverisë shqiptare?
Në rast se tek ligji mazhoritar cdo subjekt politik është i anëtarësuar që të zgjedhë figura të rëndësishme, aty ku listat i bëjnë kryetarët është vështirë të kesh njerëz të duhur dhe me integritet. Parlamenti i 2006 ishte më i miri i mundëshmi, një parlament elitar, ku nuk shikoje nivele të ulëta komunikimi. Njeriu duhet të demostrojë që është qytetar së pari më pas politika. Politika është sot, s`është nesër. Askush nuk duhet të mbijetojë në simbiozë me interesat e kruetarit të partisë, cvlerë ka politika kur kthehet në stres, ku ti punësohesh vetëm për të ngritur dorën. Në rast se në politikë futen njerëz pa meritë edhe vendimarrjet do lënë për të dëshiruar.

Dekorimi i Ismail Qemailit dhe gjithë firmëtarëve të aktit të pavarësisë mos është i parakohshëm në Vlorë, mos është keqardhje që sdo jeni President?
Është një vit jubilar, dhe s’mund të konsumohen të gjithë në një ditë.

Ka një tërheqje nga Vlora të Qeverisë?
Pavarësisht paragjykimeve dhe komenteve, Vlora mbetet qytet emblematik.

FRD, post i emëruar dhe jo i përzgjedhur?
Cfarë sjell prespektiva unë jam njeri i lirë, kam deklaruar që do të jem në politikë.

FRD ka vetëm një deputet, ka zëra që do ketë të tjerë?
Unë nuk pyes askënd se c`qëllim ka , FRD ka shumë miq të mi, miq shumë të mirë por sa kohë që nuk janë në planin formal nuk preferoj të prononcohem.

Si e përshkruani zotin.Berisha?
Është një politikan me një stazh të gjatë politik, i provuar në mjaft sfida, vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur. Respektohet për stazhin politik dhe një personazh që lidhet me momente historike të tranzicionit.

Rama?
Ka më pak eksperiencë në politikë, është në një pozicion të rëndësishëm, nuk kuptoj qëndrimin e tij jashtë parlamentit, e shoh si një defekt të tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori