Topi: Po pergatis tryezen
Albeu.com
Pasi priti per me shume se 2 muaj nje pergjigje te prere dhe te qarte te nga dy partite kryesore, Presidenti Topi ka ofruar me ne fund zyrtarisht ndermjetesimin e tij per zgjidhjen e krizes politike.
Kjo u be e ditur nepermjet publikimit ne faqen zyrtare te Presidences ne Internet, te nje njoftimi te shkurter qe thote:"Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi, duke ndjekur me vemendje zhvillimet me te fundit politike ne vend, mirepriti gatishmerine dhe vullnetin e shprehur per dialog te Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha dhe udheheqesit te opozites, Edi Rama. Ne kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikes do te vijoje ne ditet ne vazhdim kontaktet paraprake te punes me Kryeministrin e Shqiperise dhe udheheqesin e opozites si dhe me bashkesine nderkombetare per te pergatitur termat e bisedimeve qe do te zhvillohen gjate tryezes se perbashket."

Nje dite me pare faktori nderkombetar pati takime respektive ne kryeministri dhe ne bashkine e Tiranes. Ekzistenca e nje krize, qe deri atehere faktori nderkombetar e kishte quajtur ngerc, u njoh nga rezoluta e fundit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Rezoluta ftoi me kembengulje qeverine qe te ngreje pa vonuar nje komision hetimor parlamentar per zgjedhjet dhe opoziten qe te kthehet ne parlament. Po ashtu Asambleja mbeshteti perpjekjet e presidentit Topi per rivendosjen e kontaktit mes partive politike shqiptare.

Rezoluta vleresoi se nje tryeze e partive do te kontribuonte per permiresimin e klimes politike ne vend dhe do te hidhte bazat e rivendosjes se dialogut parlamentar. Per dy jave pritet qe nje delegacion i Keshillit te Europes te vizitoje Shqiperine. Kohe qe mund te perkoje realisht me mbajtjen e tryezes. (tch)
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori