Topi: Opozita e varfë në ide
Albeu.com
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Bamir Topi, e cilësoi kërkesën e opozitës për mocion ndaj Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, si varfërim në ide të opozitës.Shpreh keqardhjen që opozita parlamentare ndihet e varfëruar në ide dhe në implementimin e politikës së saj, tha Topi në një prononcim për mediat. Ndonëse pohoi se ende nuk kishte një informacion për mocionin, zoti Topi tha se vetëm nga konsultimet paraprake del që kërkesa për mocion nuk ka referencë qoftë në Kushtetutë, qoftë në rregullore. Kreu i deputetëve demokratë u shpreh opozita po e përdor në mënyrë rutinë të njëjtin instrument, që e ka ezauruar muaj më parë.
Duket sikur lufta politike e opozitës është varfëruar, aq sa merret thjesht me një target dhe një objektiv, ndërkohë që detyra e saj është mjaft e rëndësishme, pasi ka mjaft vend për të bërë oponencë dhe me luftën politike në parlament dhe për progamin e Qeverisë. Ne kemi një program të djathtë, ata kanë një program të majtë dhe realisht ka shumë probleme. Por, opozita nuk ka pasur kurajon as që ato të realizohen më mirë dhe as guximin për të kritikuar fenomenet, tha Topi. start
Shtuar më 25/10/2006, ora 11:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori