Topi: Nuk ka ndarje te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti shqiptar, Bamir Topi deklaroi se çështja e Kosovës është e përfunduar dhe nuk mund të ketë rikthim apo skenarë te rinj për ndarje. "Kosova është njohur nga vendet më të rëndësishme të botës dhe pavarësia tashmë është e pakthyeshme", u shpreh Topi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.
"Shqipëria dhe Kosova po ecin të sigurta drejt progresit. Tirana së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s, ndërsa Prishtina pas 17 shkurtit ka vendosur shtetin e së drejtës, ka zbatuar ligje me parametra të demokracisë", u shpreh Topi.

Kreu shqiptar dhe ai kosovar, siguruan se çështjet e sigurisë, bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhëniet reciproke janë në rrugën e duhur dhe do të kenë rezultate pozitive.

Gjate konferencës, Topi theksoi se zbatimi i projektit madhor qe lidh dy vendet, rruga Durrës-Kukës-Morinë është shumë i rëndësishëm.

"Do të ishte e mirë që potencialet ekonomike të konsumohen brenda vendeve tona. Edhe pse konkurrenca mes vendeve të tjera është e lartë ne duhet t'i japim një suport edhe biznesit në të dy krahët e vendeve tona",u shpreh Topi, duke vënë në dukje rëndësinë e projektit gjigand Durrës-Kukës-Morinë.

Presidenti Topi i akordon homologut, Fatmir Sejdiu urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu". Ky titull iu dha atij për kontributin ne fitoren e pavarësisë se Kosovës.

Nga ana e tij, Sejdiu e falënderoi Topin për mbështetjen e Shqipërisë në gjithë këto vite. (tch)
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori