E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Topi ngushëllon familjen e aktorit Ndrek Prela
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në nderim të njërës prej figurave më të njohura të artit skenik dhe kinematografisë shqiptare, aktorit të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës Ndrek Prela, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjarëve të tij.

“Të nderuar familjarë të të ndjerit Ndrek Prela,

Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur.

Në mendjen dhe kujtesën e shqiptarëve e artdashësve do të mbeten gjithnjë të pashlyeshme jo vetëm personazhet artistike në skenë dhe në kinematografi që aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i bëri të pavdekshëm, por edhe e gjithë veprimtaria e tij njerëzore e artistike.

Aktori me ndjeshmëri të lartë Ndrek Prela, i konsideruar me të drejtë si një nga pionerët e artit skenik dhe kinematograf shqiptar, do të kujtohet gjithnjë si një njeri i rrallë, i cili ia kushtoi jetën dhe veprimtarinë e vet artistike popullit të tij.

Më lejoni të ndaj me ju ngushëllimet më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht pranë në këtë moment dhimbjeje për humbjen e pazëvendësueshme të njeriut tuaj të shtrenjtë!” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.
Shtuar më 15/10/2011, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori