Topi ngushellon familjaret e zjarrefikesit Edmond Mocka
Albeu.com
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Edmond Moçka, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës."Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme për ju, në këtë fatkeqësi të pashoq, t’ju shpreh sadopak ngushëllimet e mia më të sinqerta ". Sakrifica dhe heroizmi në krye të detyrës për të shpëtuar tre fëmijë në një banesë të përfshirë nga flakët të zjarrfikësit Edmond Moçka, do të jenë të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve.” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.
Shtuar më 12/05/2010, ora 12:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori