Topi ngushelloi Sejdiun per tragjedine ne Tisa
Albeu.com
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë. Sipas zyrës për shtyp të Presidencës, në mesazhin e tij Topi shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë. Sipas njoftimeve zyrtare, rreth 15 kosovarë janë mbytur në lumin Tisa, mes 14-16 tetorit. Ministria e Jashtme e Kosovës në një deklaratë, pas njoftimeve lidhur me ngjarjen në Lumin Tisa, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, është shprehur se ngjarja vazhdon të mbetet ende e pasqaruar. Dyshohet se grupi i qytetarëve nga Kosova janë zhdukur ndërsa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar në një fshat të Mitrovicës një person të dyshimtë për kontrabandë të njerëzve në Hungari, një ditë pas gjetjes së viktimës së tretë të mbytur në lumin tisa në Hungari. Mësohet se i arrestuari është Ismet R. nga fshati Zhabar i Mitrovicës, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dokumente të falsifikuara dhe pasaporta.
Shtuar më 25/10/2009, ora 20:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori