Topi nga Pogradeci: E djathta nuk na bëri ftesë
Kreu i FRD-sw, Bamir Topi, nga qyteti i Pogradecit ka analizuar para strukturave motivin e pranimit të ftesës së mazhorancës për koalicion për zgjedhjet e qershorit.

Topi theksoi se vlerësoi ftesën për koalicion që u bë publikisht nga kryeministri Rama dhe kreu iu Partisë Socialiste, gjithashtu sqaroi se ai nuk kishte pas asnjë ftesë për koalicion nga Partia Demokratike.

Ndër të tjera kreu i FRD tha se ne jemi ndarë në parime jo për çështje personale. Ato punojnë për pushtet dhe për interesat e tyre, ne për paroime.

FRD është një parti e qendrës së djathtë, por zgjedhjet që vijnë janë administrative dhe është në dorë fati i qytetarëve. "Ne jemi pro koalicioneve të gjërave qytetare dhe japim kontribut në zhvillimin e qytetarëve" deklaroi Topi nga Pogradeci. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori