Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Topi nderon ushtarët anglez të rënë gjatë Luftës së II Botërore
Pëlqej
Bamir Topi
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko dhe Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu, mori pjesë sot paradite në ceremoninë e Ditës së Kujtesës të zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtarëve britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Parkun Kombëtar të Tiranës.

Në këtë ceremoni të përvitshme të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ishin të pranishëm Ambasadorja britanike, Fiona Mekiluam, Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, Genc Pollo, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade, Maksim Malaj, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, atashe ushtarakë dhe personalitete nga fusha të ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shumë qytetarë.

Pas shërbesës fetare dhe mbajtjes së dy minutave heshtje, Presidenti Topi u përul me respekt para memorialit të 46 ushtarëve britanikë të rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtarëve dhe civilëve britanikë si dhe sakrificat e vetëmohimin e tyre gjatë luftërave të ndryshme, duke vendosur një kurorë me lulëkuqe, simbolin e Ditës së Kujtesës.
Shtuar më 14/11/2010, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori