Topi: Ndërhyrja NATO-s në Kosovë vendimtare
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë vendeve të cilët kontribuan për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Miloshevicit. Nëpërmjet një mesazhi me rastin e 13 vjetorit të nisjes së sulmit ajror dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, Topi shkruan se kjo ndërhyrje ishte vendimtare për qytetarët e Kosovës.

"Në emër të shtetit shqiptar dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Klinton, për Kryeministrin britanik Toni Bleir si dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, të cilat i erdhën në ndihmë dhe përkrahën pa hezitim popullsinë shqiptare të Kosovës duke e shpëtuar atë nga spastrimet etnike dhe dhuna më çnjerëzore e ushtruar në Evropë në fund të shekullit XX.
Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte vendimtare në momentet më të vështira të historisë moderne të kombit shqiptar dhe duke u kombinuar me qëndresën e luftën heroike të Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, bëri të mundur që populli i Kosovës të fitonte lirinë e merituar, për të cilën ka sakrifikuar aq shumë duke luftuar papushim e duke derdhur gjak", shkruan në mesazhin e tij Presidenti i Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2012, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori