Topi: Ndarja e Kosoves, vetem halucinacion
Albeu.com
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, deklaroi se ideja serbe per ndarjen e Kosoves eshte nje dalldi e shfrenuar dhe nje teze qe nuk ka asnje shans per te ndodhur.Kreu i shtetit shqiptar, ne nje interviste per “Radio Televizionin e Kosoves”, deklaroi ne lidhje me qendrimin e Beogradit se ky eshte vetem nje halucinacion.

“Nuk mund te kete skenare te tille. Te japesh ide per hapa te medha retrograde, qe do te prishnin cdo lloj balance, jo thjesht evropiane por edhe me gjere, do te thote qe te hedhesh teza qe s‘kane asnje lloj shansi dhe asnje lloj vizioni. Une mendoj qe keto jane ne sensin e asaj qe ju thashe pak me pare, per konsum te politikes se brendshme dhe asgje me shume”, ka pohuar Topi.

Sipas presidentit te Republikes, pavaresia e Kosoves eshte nje realitet tashme pa kthim dhe qe eshte kuptuar mjaft mire edhe nga kreret serbe. (t-ch)
Shtuar më 12/10/2008, ora 22:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori