Topi: Miss Globe promovon Shqipërinë
Presidenti i Republikës Bamir Topi u rezervoi sot një pritje të përzemërt 42 pjesëmarrëseve në "Miss Globe International 2011", si dhe organizatorëve të këtij spektakli bukurie.

Ky eveniment organizohet për të tetin vit radhazi në vendin tonë. Presidenti Topi gjatë fjalës së tij i uroi mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësueseve të bukurisë nga e gjithë bota dhe drejtorëve vendorë të konkursit, që shpalli fituese zonjushën Stefani Ciolko nga Gjermania.

"Për mua, tha ai, jo vetëm si President i Shqipërisë, por dhe si qytetar i thjeshtë i saj, është krenari që për të tetën herë, ky kompeticion zhvillohet pikërisht në Shqipëri. Dhe kur kthehesh me gëzim dhe respekt në të njëjtin vend, tregon që gjërat në shtatë edicionet e tjera kanë shkuar shumë mirë".

Organizimi i "Miss Globe International 2011" në Shqiperi shërben si një promovim i mirë për Shqipërinë në Botë ka përfunduar ai. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori