Topi: Mirepres gatishmerine dhe vullnetin per dialog
Albeu.com
Pas deklaratave të kreut të qeverisë Berisha dhe kreut të PS-së, Rama për një tryezë dialogu në praninë e Presidentit, kreu i i shtetit deklaron se pret gatishmërinë për dialog. Në njoftimin zyrtar të faqes së Presidencës thuhet se "Presidenti i Republikës duke ndjekur me vëmendje zhvillimet më të fundit politike në vend, mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama".

Më tej, në njoftim thuhet se Presidenti do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët".

Pas kësaj deklarate dialogu mes forcave politike në tryezën e presidentit duket se nuk do të jetë shumë larg.
Shtuar më 04/02/2010, ora 18:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori