Topi: Mbetjet nuk janë çështje e politikës por e qytetarëve
“Mbetjet nuk janë çështje e politikës por e qytetarëve” këtë ka deklaruar presidenti i vendit në deklaratën e dhënë sot në një takim me nxënës të shkollave të vendit.
Reagimi i Topit erdhi pas hedhjes poshtë nga kuvendi i dekretit të tij kundër ligjit të mbetjeve.
Presidenti theksoi se kthimi i ligjit është një e drejtë kushtetuese e presidentit dhe se interesi i qytetarëve është përpara atij të përfituesve.
I pyetur se nëse presidenti duhet të ketë më shumë kopetenca, kreu i shtetit theksoi se ai asnjëherë nuk ka pasur ambicie për më shumë kompetenca.

“Nuk kam pasur ambicie për më shumë kopetenca. Më i rëndësishëm është respektimi i institucioneve” ka theksuar Topi.

Ndërsa i pyetur për gjuhën e ashpër mes palëve politike, kreu i shtetit theksoi: U kujtoj politikanëve se qytetarët duan një klimë të qetë”

Votimi i këtij ligji është bërë gjatë ditës së djeshme ku 73 deputetë kanë hedhur poshtë dekretin e presidentit lidhur me këtë ligj./albeu.com
Shtuar më 04/11/2011, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori