Topi: Liberalizimi i vizave, ngjarje e madhe
Pëlqej
Presidenti Bamir Topi
(UPDATE) Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se procesi i liberalizimit të vizave është një hap tepër i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kreu i shtetit shqiptar e dha këtë deklaratë gjatë një takimi me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Dejvid Kameron.

"Kjo është një ngjarje madhore për qytetarët shqiptarë, të cilëve u takon merita për këtë, ashtu si dhe politikës, institucioneve shqiptare, por edhe të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë, që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim”,deklaroi Topi.

Sipas njoftimit zyrtare të presidencës, kryeministri britanik vlerësoi rolin e rëndësishëm e moderator të Presidentit Topi përsa i përket konsolidimit të shteti ligjor, të rritjes së paanshmërisë dhe pavarësisë së sistemit ligjor në Shqipëri si dhe kontributin e tij personal e institucional në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, nisi sot një vizitë 3-ditore pune, në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të presidentit të “Oksford Junion”, Xhejms Kingston.

Axhenda e kryetarit të shtetit përfshin takime me autoritete britanike, ndërsa në Universitetin e Oksfordit do të japë dhe një leksion me temë: “Situata në Ballkan e roli i Shqipërisë në rajon”. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori