Topi lë peng disa emërime ambasadorësh
Albeu.com
Disa prej ambasadorëve të emëruar nga qeveria, të cilët kanë dhënë seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ende nuk janë firmosur nga presidenti i Republikës Bamir Topi. Deri më tani nuk dihen se pse nuk i është dhënë udhë këtyre kandidaturave, megjithëse situata politike në vend është relativisht e qetë, duke marrë parasysh se marrëdhëniet presidencë qeveri, janë orientuar në drejtimin e duhur, që pas refuzimit të kandidaturave për në Gjykatën e Lartë nga ana e Parlamentit dhe veçanërisht e mazhorancës.

Kështu qeveria ka miratuar emrin e Ferit Hoxhës për ambasador në OKB, emërim që është pranuar edhe nga Komisioni i Jashtëm, ndërsa tanimë ka mbetur vetëm firma e presidentit Topi.

Komisioni i Jashtëm ka pranuar edhe një tjetër kandidaturë për ambasador në Azi, Kujtim Xhani. Ndërkohë edhe të tjerë emra ambasadorësh janë në listë për të ikur. Disa prej tyre iu ka mbaruar mandati, e disa të tjerë iu është kërkuar, ose kanë kërkuar largimin nga vendi ku janë ku janë pozicionuar.

Në Serbi dhe në Maqedoni, ambasadorëve tanë iu ka mbaruar mandati, ndërsa priten të zëvendësohen me emra të rinj. Përkatësisht, Spiro Koçit i ka mbaruar mandati në Serbi, ndërsa në Maqedoni Vladimir Prela, do ta përfundojë këtë mandat në shtator, i cili pritet të zëvendësohet nga Arben Çejku.
Shtuar më 11/08/2008, ora 19:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori