Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Topi i uron Sejdiut dyvjetorin e pavaresise
Albeu.com
Nëpërmjet një mesazhi urimi me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës drejtuar presidentit të republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi rikonfirmon vullnetin e Tiranës zyrtare ...... për të lobuar e ndihmuar për forcimin e demokracisë së shtetit më të ri në Ballkan.
“Kjo ditë e gëzueshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët më jep rastin të rikonfirmoj vullnetin maksimal për vazhdimësinë dhe forcimin e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme, shumëplanëshe, që ekzistojnë midis dy vendeve tona, si dhe t’ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin e saj në mbështetje të njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe realizimit të aspiratës euroatlantike”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Duke shprehur urimet më të ngrohta, kreu i Shqipërisë thotë se vlerëson hapat e shpejtë që Kosova ka hedhur drejt integrimit të saj.
“Dëshiroj të nënvizoj me kënaqësi vlerësimin e lartë ndaj hapave të shpejtë e të sigurt të vendit tuaj në drejtim të konsolidimit të politikave të brendshme, krijimit të një shoqërie të barabartë e multietnike, zbatimit të ligjit e forcimit të shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në vend, si dhe politikës rajonale dhe evropiane, që vendi juaj po zbaton me përkushtim”, thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.
Shtuar më 17/02/2010, ora 01:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori