Topi i nxori "të palarat"?, Berisha reagon për herë të parë ndaj ish-presidentit
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur për herë të parë akuzave të Bamir Topit, të bëra përmes librit të tij të sapodalë në treg Nocturn.

Ish- presidenti deklaroi se një helikopter ushtarak i bazës së Farkës ishte ulur mes ullishtave, në oborrin e shtëpisë së tij, çka kishte ngjallur panik te familjarët dhe banorët përreth. Sipas rrëfimit të Topit, kjo ngjarje e ndodhur në vitin 2013 por u zbardh 5 vjet më vonë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për këtë, Berisha u shpreh: Çdo njeri që e lexon atë, konstaton se ai ka patur psikozën e fobisë. E frikës, pa diskutim në atë situatë që të gjitha institucion kanë patur përforcime të mbrojtjes. E ka shkruar me dorën e tij që ka psikozën e fobisë. Çfarë i them unë tjetër gjë, çfarë thonë lidhet për sigurinë e jetës së tij. Ato që them unë nuk i heq asnjë fjalë unë, por ligjet thonë se kreu i shtetit duhet të sigurohet. Uroj që t’i ketë dalë frika këtij njeriu.

Kujtojmë se lidhur me helikopterin që u ul në shtëpinë e Topit, ish-komandanti i bazës së helikopterëve në Farkë Sokol Çuni, ka deklaruar se helikopteri ishte ulur për të xhiruar një klip të këngëtares Zajmina Vasjari, dhe për këtë Topi kishte qenë në dijeni.
Shtuar më 24/05/2019, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori