Topi: FRD rol përcaktues në qeverinë e ardhshme
Kreu i FRD Bamir Topi ishte sot i pranishëm në hapjen e festivalit Pranvera Poetike Durrsake. Gjatë fjalës së tij ish-presidenti nuk ka lënë pa komentuar edhe mbi fushatën zgjedhore.


“Mesa duket këta që e kanë filluar me fishekzjarre, e kanë kuptuar që këto fishekzjarre nuk do arrijnë ti shpërthejnë pas datës 23. C’ka presupozon që kjo politikë e mbrapshtë do të thoja që shpenzon, dikton dhe imponon që njerëzit të shkojnë në mënyrë të dhunshme duke i kërcënuar me heqjen e vendit të punës, dhe këtë po e bën në mënyrë masive. Unë besoj se do jetë mençuria e popullit shqiptar që në mënyrë racionale do të kuptojnë që kjo politikë jo vetëm nuk duhet të hedhë fishekzjarre, por duhet të pranojë ato gabime që ka bërë.

Topi komentoi edhe deklaratën e Berishës për heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Cështja nuk ndodhet më tek një premtim elektoral por tek zbatimi i standardeve. Sa i takon heqjes së vizave me SHBA, i takon administratës së SHBA, për të gjykuar stadardet e demokracisë dhe të atyre që janë të detyrueshme për hapjen dhe liberalizmin e vizave’, tha Topi.

Topi tha gjithashtu se FRD do të jetë një forcë e rëndësishme pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe se shumë shpejt fishekzjarret e partive të tjera do të shuhen/albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori