Bamir
Topi, ka deklaruar se FRD mbështet Reformën Administrativo-
Territoriale, ndërsa ka ftuar opozitën e vendit të marrë pjesë në ndarjen e re.
“FRD mbështet në parim reformën dhe ndarjen
territoriale. Ky proces, duhet të fillojë të menaxhohet në mënyrë europiane. Jam i bindur se do të jetë një punë shumë e vështirë, por gjëja më e rëndësishme do të ishte që faktorët politikë, e veçanërisht opozita të kontribuojë që ndarja
territoriale të vijë sa më shpejt”, tha
Topi.
Kreu i Frymës së Re Demokratike u shpreh më tej se e ka lançuar këtë ide dhe ka bërë apelin e tij, që në kohën kur ishte kryetar shteti për nevojën e një
Reforme Territoriale, e cila u miratua dje në Kuvend.
“Ne jemi një faktor ekstra parlamentar, që nuk marrim pjesë me votë, por jemi një parti që brenda nesh ka një mendim. Mendimi i FRD është shumë më i vlefshëm se mendimi i atyre partive, që janë pengje të liderve të partive”, tha
Topi.
Ai bëri me dije se kjo parti ka shprehur dakortësinë për Reformën
Territoriale, por është shprehur se kjo reformë ka pasur problemet e veta. “Nisi me transparencë të dukshme dhe përfundoi me mungesën totale të pjesëmarrjes së opozitës institucionale në parlament, që shënon një stad negativ të komunikimit institucional.
Të mos marrësh pjesë në votim, do të thotë të braktisësh interesat e njerëzve që kanë votuar dhe duan të qeverisen. Pas 23 vitesh, procesi është akoma në ajër. Jemi një vend i vogël, ku gjërat mund të mbyllen brenda një viti, por ka 23 vjet që po futemi akoma në kaos”, u shpreh Bamir
Topi. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014,
ora 11:07