Topi flet për spiunë të agjenturave të huaja në PD
Ish-Presidenti Bamir Topi ka dhënë një intervistë në gazetën e partisë së tij duke thumbuar Partinë Demokratike në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve. Ai ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë me PD-në duke hedhur në mënyrë indirekte edhe akuza të rënda madje për përfshirje të elmentëve të saj në agjenturat e huaja.

“Një pyetje publike për ata që me koshiencë nuk deshën të bëjnë një ligj të plotë sa kohë ishin në pushtet: Pse nuk keni përfshirë asnjëherë në ligj ata që ishin bashkëpunëtor të agjenturave të huaja? Kush ka akoma kurajën të rrëfehet, asnjëherë nuk është vonë”, - thekson ai.

E thënë në këtë formë, duket qartë se Topi ka paralajmëruar dikë në PD, i cili në një mënyrë ose në një tjetër ka qënë i përfshirë sipas tij në një marrëdhënie me agjenturat e huaja.

Në kushtet kur të gjithë akuzojnë për korrupsion, përfshirje në krime dhe prej 20 e kusur vitesh për spiunazh në shërbim të të huajve, do ishte më e frytshme që tashmë të flitej me emra konkret përtej paralajmërimeve me gjuhë të koduar. /albeu,com/
Shtuar më 27/10/2015, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori