Topi: Drejtësia të hetojë akuzat për korrupsion mes partive politike
Presidenti Bamir Topi
Pas disa muajsh me akuza të rënda politike, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka bërë thirrje sot që institucionet e drejtësisë të lejohen të bëjnë punën e tyre.

I pyetur në lidhje me akuzat që partitë politikë po bëjnë ndaj njëra tjetrës çdo ditë, kreu i shtetit ka deklaruar se drejtësia duhet të punojë për të zbardhur të vërtetën.

“Duhen lënë institucionet e drejtësisë të punojnë”, tha Presidenti, i cili është njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe në këtë cilësi, pak ditë më parë kërkoi publikisht që zyrtarët dhe deputetët të heqin dorë nga imuniteti parlamentar.

Në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, Presidenti tha se respekton vendimet e institucioneve dhe nuk ndërhyn në punën e tyre.

Ndërkohë Presidenti komentoi më tej edhe letrën që Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle i dërgoi pak ditë më parë kryeministrit Berisha.

Nuk shoh asnjë gabim në çështjet që Fyle ngre për diskutim, siç është hartimi i reformës zgjedhore”, tha Presidenti Topi. (albeu.com)
Shtuar më 13/10/2010, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori