Topi: Dialogu do te vazhdoje
Albeu.com
Presidenti i Republikës Bamir Topi në një konferencë për shtyp pas tryezës mes Ramës e Berishës, në moderimin e tij, ka deklaruar se dialogu mes palëve do të vazhdojë. "Pritshmëria për këtë takim ka qenë i lartë, pasi pritej një rifillim i dialogut që mungon prej kohësh.
Momenti më pozitiv është predispozicioni për të ulur në tryezë, rifillimi i dialogut mes dy elementeve subtancialë të demokracisë, mazhorancës e opozitës. Aktorët politikë diskutuan opsionet e tyre dhe dhanë një element të rëndësishëm që tryeza e dialogut do vazhdojë", u shpreh Topi. Më tej, kreu i shtetit tha se në takim është rënë dakord që "Presidenti të eksplorojë konvergjencën ku palët mund të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit dhe kjo jep shpresë që kjo tryezë së bashku me element të tjerë të vazhdojë e të japë garanci", theksoi Topi.
Shtuar më 13/02/2010, ora 21:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori