Topi dhe Thaci uruan besimtaret katolik
Albeu.com
Presidenti i Shqiperisë, Bamir Topi dhe Kryeministri kosovar Hashim Thaci kane uruar sot besimtaret katolik dhe udheheqesit shpirteror te ketij besimi me rastin e dites se Pashkeve.Presidenti i Shqiperisë, Bamir Topi, ka uruar sot të gjithë besimtarët katolikë me rastin e ditës së pashkës. Në një mesazh dërguar Arqipeshkvit metropolit të Tiranës e Durrësit dhe kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Rrok Mirdita, Topi përcjell urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë kudo që ndodhen, në ditën e festës së Pashkëve Katolike.

"Në ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, vlerësohet shpresa që vjen pas sakrificës sublime, por edhe besimi në rikthimin e gjithsecilit tek vlerat shpirtërore, si një pasuri që duhet trashëguar brez pas brezi"-thuhet në mesazhin e Kreut të shtetit të publikuar sot nga zyra e shtypit e Presidencës.

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi uroi sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. "Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju z.Gjergji dhe gjithë besimtarëve katolikë të Kosovës, ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për festën e Pashkëve, duke iu uruar mirësi, paqe dhe lumturi", thuhej në mesazhin e kryeministrit Thaçi.

"Uroj që festën e Pashkëve ta kaloni sa më mirë me familjet dhe të afërmit tuaj me bindjen se për Kosovën dhe qytetarët e saj janë duke ardhur gjithnjë e më shumë ditë të mira për punë, jetesë dhe festime dinjitoze", vijon mesazhi i kryeministrit kosovar.
Shtuar më 11/04/2009, ora 20:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori