Topi dekreton Shpresa Beçaj kryetare të Gjykatës së Lartë
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka emëruar të mërkurën si kryetare të Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Dekreti i presidentit Topi, hyn menjëherë në fuqi.Beçaj zëvendëson Thimio Kondin, i cili është shkarkuar prej muajsh, për shkak të mbarimit të mandatit si kryetar të Gjykatës së Lartë.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Sipas të njëjtës procedurë, një nga anëtarët emërohet kryetar, që do të thotë se pas emërimit nga presidenti i Republikës, Beçaj duhet të marrë pëlqimin e Kuvendit.

Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. /start/
Shtuar më 09/10/2008, ora 16:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori