Topi dekreton shkarkimin e Barkës
Albeu.com
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dekretoi lirimin nga detyra të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, dhe emërimin e kreut të ri të këtij dikasteri, Anastas Duro.Emri i Duros u propozua nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Dekretet e presidentit do të votohen në Kuvend.

Pak ditë më parë, kryesia e PBDNJ-se kërkoi nga kryeministri Berisha, largimin e Barkës nga posti i ministrit, me motivin se ai nuk përfaqësonte interesat e kësaj force politike në qeveri.

Nga ana e tij, Barka deklaroi se gëzonte mbështetjen e kryeministrit Berisha, por mësa duket ky i fundit ka dëgjuar lidershipin e PDBNJ-së, partisë që propozoi emrin e Barkës në detyrë. (t-ch)
Shtuar më 02/10/2008, ora 21:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori