Topi dekreton ndryshimet ne buxhet
Albeu.com
Presidenti Topi ka dekretuar sot ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2010. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e presidencës në internet e cila thekson se presidenti Topi ka dekretuar ligjin "Për buxhetin e vitit 2010".
Ligji për ndryshimet në buxhetin e shtetit 2010 u miratua nga kuvendi i Shqipërisë në datën 19 korrik në një seancë maratonë dhe mes debatesh të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës ndërkohë që kjo e fundit iku nga salla e Kuvendit gjatë momenteve të miratimit të ndryshimeve në buxhet.
Shtuar më 30/07/2010, ora 20:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori