Topi dekreton ligjin e privatizimit të Albetrol
Bamir Topi
Ligji për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol sh.a. Patos” është dekretuar gjatë ditës së sotme nga Presidenti i Republikës Bamir Topi. Në faqen zyrare të presidencës thuhet se “Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a. Patos”.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 15 dhjetorit pas shumë debatesh miratoi me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos". Diskutimi i zgjatur për rreth katër orë i këtji pr/ligji u shoqërua me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilësoi procesin "jo transparent dhe korruptiv". /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2011, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori