Topi dekreton ligjin e legalizimeve dhe moratoriumit
Albeu.com
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar sot ligjin e ndryshuar të legalizimeve dhe moratoriumit të skafeve. Në faqen zyrtare të presidencës theksohet se "në mbështetje të neneve 84, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës kreu i shtetit Bamir Topi dekretoi ...... shpalljen e ligjit nr. 10 219, datë 04.02.2010 "Për disa shtesa në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar".

Ndërkaq, Presidenti Topi firmosi edhe shpalljen e ligjit nr. 10 218, datë 04.02.2010 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.03.2005 "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit".

Ai firmosi edhe shpalljen e ligjit nr. 10 220, datë 04.02.2010 "Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë".
Shtuar më 24/02/2010, ora 22:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori