Topi dekreton ligjet për Gjykatën Administrative dhe EULEX
Presidenti Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi dekretoi sot dy ligjet e miratuara një ditë më parë në kuvend, atë për Gjykatën Administrative dhe për hetimin e EULEX në Shqipëri.

“Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, si dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, Dekretoj: Shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 53/2012 “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it”. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

Po sot Topi dekretoi dhe ligjin për EULEX, ku misioni europian në Kosovë me anë të votave që mori në parlamentin shqiptar, lejohet tashmë të hetojë dhe në territorin shqiptar për akuzat e eurodeputetti Marti Dik, për trafikim të organeve njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori